Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë bashkëpunëtorët dhe strukturat e degës, duke i falënderuar për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Ai u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të PDK-së që më 9 shkurt të mobilizohen maksimalisht për ta siguruar fitoren e madhe.
“Faleminderit Kosovë. Faleminderit të dashur qytetarë. Kështu, bashkë, të gjithë, nesër u drejtohemi kutive të votimit për #MaMirë. Për Bedri Hamzën Kryeministër. Për një të ardhme të ndritur të cilën secili prej jush e meritoni. Fitore!” ka shkruar Gruda në facebook.