Tuesday, February 11, 2025

Arrestohet ministri i Kurtit dhe djali i tij, dyshohen për kanosje dhe sulm

Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe djali i tij, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale kanosje dhe sulm.

Siç merr vesh Sinjali, Fikrim Damka dhe i biri Fuat Damka, u arrestuan në Prizren pasi dyshohen se kërcënuar dhe sulmuan dy persona të tjerë.

Bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se rasti është procedurat dhe Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer