Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për FrontOnline, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës, në Komunën e Skenderajt ka dalur bindshëm e para me 15.476 vota apo 76.01% sipas KQZ-së pas numërimit të 94.37% të votave.
Lushtaku, ka kundërshtuar rreptësisht një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së, duke thënë se në asnjë variant kjo gjë nuk guxon të ndodh.
Sipas tij, vetëm nëse PDK mendon të bëjë koalicion me VV-në është skandaloze.
”Veç me i shku mendja PDK-së me bërë koalicion me VV-në është skandaloze”thotë ai.
Madje, Lushtaku deklaron se në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në.
”Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon me hy në koalicion” shprehet ai.
Për Lushtakun, nëse PDK bën koalicion me VV-në, ai thotë se do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Skenderaj.