Kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani, është ankuar për parregullsi nga KQZ-ja në numërimin e votave në zgjedhjet e përgjithshme.
Ai ka shpjeguar dyshimet e tyre, duke thënë se ua kanë larguar votat nga Komuna e Skenderajt.
“Tani, ne u futëm në zgjedhje dhe qytetarët ashkalinj e zgjodhën programin tonë, e zgjodhën mundësinë tonë që të jemi ndryshimi duke e ditur që katër vjet me radhë për PAI nuk ka pasur as lidë, as ashkalinjtë nuk kanë pasur përfaqësim”, ka thënë Rrahmani në Klan.
“Çka o ma interesante, çka o t’u ndodhën në orët e fundit PDAK dhe LPB deri në ora 16:00 ishte që i kishte 2 mijë e 134 vota, dhe pas orës 18:00 bie dhe PAI kishte 1199 vota, kurse pas orës 18:00, PAI ngritët në 2 mijë e 30 vota, kurse PDAK-në e qet në 1 mijë e 915 vota – për 115 vota e qet ma pak”.
“Si ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur për shkak se PDAK-së iu kanë larguar votat nga komuna e Skenderajt ku ne ishim 276 vota në këtë komunë, dhe i larguan votat nga komuna e Skenderajt. Ia lanë vetëm gjashtë vota, kurse PAI-ja në Istog i shtohen 132 vota”.