Transferimi prej 800 mijë eurosh i Lindon Emërllahut nga Ballkani te Cluj theu rekordin e një “eksporti nga Kosova”.
Emërllahu do të përfitojë 700 mijë euro në tre vjet e gjysmë kontratë.
Për më tepër, suharekasi do t’i arkëtojë 60 mijë euro nëse klubi i tij siguron garat evropiane.
Ndërkaq, Cluj pritet t’ia bëjë pagesën kampionit kosovar me një këst, transaksion që duhet kryer brenda dhjetë ditësh.