Tuesday, July 8, 2025

Vrasja në Skenderaj, policia jep detaje për rajonin

Rajoni ka raportuar pak me pare për një vrasje që ka ndodhur para pak minutash në një lokal në Skënderaj.

Rajoni merr vesh se i vrarë ka mbetur me inicialet I.Ibishi derisa i dyshuar për vrasjen është me inicialet H.Ibishi i cili ndodhet në arrati

Rajoni mëson së i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete.

Rastin e kanë konfirmuar për rajonin edhe policia e Kosovës.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, thuhet në deklarimin e policisë pë rajonin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer