Thursday, February 13, 2025

Vrạsja në Skenderaj: Policia arreston njërin nga të dyshuari dhe konfiskon disa ạrmë – Në kërkim edhe një tjetër i dyshuar

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Skenderaj.

Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku I.I, 42 vjecar, vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një lokali në Skenderaj.

Tutje u bë e ditur se është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer