Pas qarkullimit të lajmeve për keqpërdorim dhe vjedhje votash në një qendër të Komunës së Vushtrrisë, ka reaguar sekretaei i degës së LDK’së në këtë komunë.
Sekretari i degës së LDK’së në Vushtrri, Betim Grabanica, ka deklaruar së ai dhe anëtaret tjerë kanë hasur një fletëvotim të pavulosur në qendrën e votimit ku ka qenë kryesues, dhe së i njëjti ka ndërprerë menjëherë procesin e numërimit dhe ka njoftuar persoant përgjegjës të KKZ’së.
“Nuk kam asnjë lidhje me raportimet në disa media për keqpërdorim. Ato janë lajme të rreme dhe kanë për qëllim të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin keqpërdorimet që kanë ndodhur ditën e votimit, të cilat ne i kemi zbuluar sot, duke evidentuar fletëvotimet e pavulosura dhe ndërhyrjet në librin e votuesve, të cilat ngjallin dyshime për fenomenin e njohur si “treni bullgar”. Të gjitha këto raste janë raportuar në KKZ.
Gjithashtu, në një qendër votimi në Bahri Haxha, 2701/05, ka pasur ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votuesve, ku me laps kimik janë fshirë emrat dhe numrat personalë të votuesve, por kanë mbetur nënshkrimet e tyre. Edhe ky rast është raportuar në KKZ, dhe edhe këtu numërimi është kthyer në pikën zero, pasi është hasur një fletëvotim i pavulosur”, ka thënë ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë: