Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot votat aktuale të kandidatëve për deputetë. Në bazë të 90 për qind të vendvotimeve të numëruara, ka publikuar edhe votat e kandidatëve nëpër vendvotime.
Në këtë mënyrë, janë publikuar edhe votat që kryeministri Albin Kurti ka marrë në Burojë, fshatin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas këtyre rezultateve, Kurti në këtë fshat ka marrë 44 vota.
Kurse, nënkryetari i VV-së Glauk Konjufa në këtë fashat ka marrë 31 vota.
