Saturday, February 22, 2025

Alarm për Rezervuarin e Ujit në Klinë të Mesme – Rrezikohet Furnizimi me uji për qytetin e Skenderajt!

Nëse nuk ndërmerret diçka urgjente për mbrojtjen e rezervuarit të ujit në Klinë të Mesme, ai mund të shembet! Rezervuari i cili furnizon me ujë shumicën e fshatrave të Skenderajt dhe vetë qytetin, tash e disa ditë është shndërruar në një arenë garash për xhipa dhe motoçikleta.

Disa të rinj, të cilët si duket nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre, po e dëmtojnë terrenin përreth rezervuarit, duke rrezikuar kështu një nga burimet kryesore të ujit për mijëra qytetarë. Nëse kjo situatë vazhdon, rreziku i shembjes së rezervuarit bëhet gjithnjë e më i madh, duke lënë pa ujë shumë familje.

Banorët e atij lokaliteti për redaksin e “rajonit” kanë kërkuar nga autoritetet dhe qytetarët të ndërmarrin masa urgjente për të ndaluar këtë shkatërrim dhe për të mbrojtur burimin jetik të ujit.

@rajoni.org

Alarm për Rezervuarin e Ujit në Klinë të Mesme – Rrezikohet Furnizimi me uji për qytetin e Skenderajt! Nëse nuk ndërmerret diçka urgjente për mbrojtjen e rezervuarit të ujit në Klinë të Mesme, ai mund të shembet! Rezervuari i cili furnizon me ujë shumicën e fshatrave të Skenderajt dhe vetë qytetin, tash e disa ditë është shndërruar në një arenë garash për xhipa dhe motoçikleta. Disa të rinj, të cilët si duket nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre, po e dëmtojnë terrenin përreth rezervuarit, duke rrezikuar kështu një nga burimet kryesore të ujit për mijëra qytetarë. Nëse kjo situatë vazhdon, rreziku i shembjes së rezervuarit bëhet gjithnjë e më i madh, duke lënë pa ujë shumë familje. Banorët e atij lokaliteti për redaksin e “rajonit” kanë kërkuar nga autoritetet dhe qytetarët të ndërmarrin masa urgjente për të ndaluar këtë shkatërrim dhe për të mbrojtur burimin jetik të ujit.

♬ O Multiverso – Leonardo Travensoli

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer