Tuesday, February 25, 2025

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vranë shtatë familjarë në mașakrën e Podujevës

Enver Duriqi, të cilit ia vranë katër fëmijët, bashkëshorten dhe dy prindërit në luftën e fundit në Kosovës, ka vdekur të martën.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i cili Duriqin e quajti “zëri i së vërtetës dhe drejtësisë”.

“Me dhimbje dhe respekt të thellë ndahemi nga Enver Duriqi, një njeri i cili, përkundër tragjedisë së pamasë që përjetoi, nuk reshti së luftuari për drejtësi dhe të vërtetën. Gjatë luftës, ai humbi gjithçka – katër fëmijët, bashkëshorten dhe të dy prindërit, të vrarë mizorisht. Megjithatë, kjo humbje nuk e theu shpirtin e tij, por përkundrazi, e bëri edhe më të vendosur që të kërkonte drejtësi për viktimat dhe të ndihmonte që zëri i tyre të mos shuhej kurrë”.

Fondi tha se Enveri ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Fondit për të Drejtën Humanitare, duke u angazhuar me përkushtim që krimet të dokumentoheshin dhe përgjegjësit të viheshin para drejtësisë.

Duriqit iu vranë shtatë familjarë në masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë më 28 mars 1999.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer