Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në qytet, me rastin e fillimit të muajit të shënjtë për myslimanët, Ramazanin.
Tahiri shkruan se kreun e BIK në Mitrovicë, Ekrem Avdiu, e ka uruar për muajin e Ramazanit dhe për punën, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
Kam vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, hoxhë Ekrem Avdiun.
E urova për muajin e Ramazanit dhe e përgëzova për punën e jashtëzakonshme.
Uroj të gjithë besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit!