Albin Kurti nuk i është përgjigjur direkt pyetjeve të gazetarëve për vetafrimin e Fatmir Limajt dhe heqjen e vijave të kuqe për Vetëvendosjen.
Duke folur për mundësinë e formimit të qeverisë në një paraqitje para mediave në Gjilan, kryeministri ka thënë se Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re.
Megjithatë, Kurti ka thënë se është duke e pritur certifikimin e rezultateve.
“Së pari, ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë rrugën përpara, mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë, por ne kemi dal fitimtarë dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, ka deklaruar ai.