Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritarë kanë vizituar të enjten kullën e familjes Jashari në Prekaz.
Njëkoëhsisht, atje është parë edhe një numër i madh i qytetarëve për ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një video direkt, disa qytetarë shihet se e kanë përcjellur Kurtin me brohorimat: “PDK, PDK, PDK”.
Ndiqni pamjet nga minuta 2:22.
Theksojmë se gjatë fushatës zgjedhore, Vetëvendosjes nuk i ishte lejuar nga qytetarët në Skenderaj që të mbajë një tubim atje.
Kjo kishte nxitur thirrje të urrejtjes nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i kishin quajtur qytetarët që protestuan “shpiuna të Serbisë”.
Për këtë, VV ishte dënuar me pesë mijë euro.
“Me i ardhë Radoiçiqi e pranojnë me zemër, kta nuk shkojnë me ‘shkije’, por shqiptarëve ia bajnë, shpiunaa… Shpiunat e Serbisë, idiota, Radoiçiqin e kishin pritë me lule. Ngo, ngo çka bajnë këtë gjest, turp i madh. Tani thojnë PDK-ja jena njerëz, kanë më hup shumë. Kështu e ka Drenica”.