Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.P. nën dyshimin se ka dhunuar një 15-vjeçare në Malishevë.
Ai dyshohet se fillimisht ka krijuar lidhje dashurie me viktimën, e moshës rreth 15-vjeçare dhe më pas në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në një villë në Malishevë.
Sinjali ka raportuar se i dyshuari që po hetohet për këtë rast është Rinor Paqarizi, rreth 26-vjeçar.
Rasti u zbulua nga vëllai i vajzës, i cili edhe e lajmëroi rastin në Polici.
Sipas kërkesës së Prokurorisè, “… nga koha e pa vërtetuar deri me datë 4 mars 2025 në Malishevë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e mitur ……. ……. e lindur 2010, në atë mënyrë që më parë i pandehuri përmes rrjeteve sociale njoftohet dhe krijon lidhje dashurie me të dëmtuarën duke qenë në dijeni për moshën e saj dhe gjatë lidhjes së tyre i pandehuri në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, në villa “D. L.” në Malishevë, si dhe vazhdon që të mbaj kontakte me të njëjtën deri në ditën kur vëllai i të dëmtuarës e vërën të pandehurin së bashku me të dëmtuarën dhe të njëjtën e largon nga vetura dhe më pas paraqitet rasti në polici.”