Thursday, March 13, 2025

“Njëri la termin e tjerët hajna”, Dy kolumbianet që ofrojnë shërbime seksuale cak i vjedhjes nga disa të rinj në Prishtinë

Dy vajza nga Kolumbia, të cilat qëndrojnë në Prishtinë për të ofruar shërbime seksuale, kanë qenë cak i vjedhjes.

Marrëveshja e tyre për të kryer marrëdhënie seksuale u kushtoi dy vajzave kolumbiane, të cilat përfunduan si viktima në Polici.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për katër persona të moshave 18, 19, 20 dhe 21-vjeçar, të cilët me kërkesën e dy vajzave shkuan në banesën e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri prej tyre kishte lënë termin për shërbime seksuale me to në këmbim të parave, ndërsa shokët e tij shkuan bashkë me të.

Por, ndonëse ‘puna’ dhe pagesa u kryen, të rinjtë prishtinas që po e prisnin shokun e tyre, nuk dolën duarthatë.

Sipas të njëjtave burime, ata kanë kryer vjedhje në banesën e kolumbianeve, ku kanë marrë qindra euro para të gatshme, stoli të ndryshme dhe parfume – e më pas janë larguar.

Megjithatë, denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe u ndërmorën veprimet e nevojshme.

Grupi i dyshuar për vjedhje u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer