Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Fadil Nura, ka shpallur me 3 mars njoftimin për kontrata për ndërtimin e Muzeut dhe Biblotekës së qyteti, shkruan rajoni.org.
Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është 2 milionë e 145 mije euro.
Kompanitë që janë të interesuar për ndërtimin e këtij projekti, mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 7 prill.
Lloji i procedurës së prokurimit është i hapur.
Kohëzgjatja e kontratës, pra përfundimi i punimeve është paraparë që të bëhet brenda 36 muajve./Rajoni.org/