Kombëtarja e Kosovës në futboll, me 20 mars do të përballet me Islandën, në ndeshjen Play-Off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Federata e Futbollit të Kosovës, të martën ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Dardanëve dhe islandezëve.
Sipas FFK-së biletat tashmë janë në dispozicion për t’u blerë në sistemin online.
Ato do të kushtojnë nga 5 euro deri në 80 euro, që është edhe çmimi i biletave të zonës VIP.
Kujtojmë se ndeshja kthyese zhvillohet me 23 mars në Spanjë, aty ku edhe do të përcaktohet Kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Biletat mund t’i blini përmes këtij linku:https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do