Friday, March 14, 2025

VIDEO: Polici e grushton shoferin në Prishtinë, mësohen fjalët e shkëmbyera mes tyre

Shoferi i një veture e pësoi rëndë kërcënimin që dyshohet se ia bëri një zyrtari të Policisë së Kosovës të enjten në mbrëmje në Prishtinë.

Zyrtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të policisë, Arianit Ferati e grushtoi shoferin e veturës pas një shkëmbimi të fjalëve mes tyre, tregon një video e publikuar në portalin Sinjali.

Paparaci, ka mësuar se incidenti që ngjau në lagjen Tophane të kryeqytetit është nxitur nga kërcënimi i shoferit të veturës Audi.

Një njësit policor, pjesë e të cilit ishte edhe oficeri Ferati, po kryente kontrolle rutinore në lagje gjatë mbrëmjes. Gjatë kontrollit të veturës Audi, shoferi e ka injoruar kërkesën e zyrtarit policor për dorëzimin e sendeve ilegale.

“Kush k*** je ti?”, e ka fyer ai fillimisht me fjalë oficerin, pastaj ka lëvizur jashtë veturës pa lejën e zyrtarit policor.

Në vazhdim, shoferi dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë oficerin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, i cili më pas e ka grushtuar qytetarin.

“A e din që ta çkyej fytyrën?”, dyshohet se i ka thënë shoferi, policit Ferati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer