Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell ka thënë se një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, Bruce Schëartz, i kishte dhënë informacione sekrete Jack Smithit rreth negociatave për Marrëveshjen e Uashingtonit.
Sipas Grenell, Smith më pas kishte ngritur aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Për këtë arsye, zyrtari i Administratës Trump ka thënë se Schwartz duhet të hetohet.
“Bruce Schwartz minoi Donald Trumpin dhe politikën e jashtme të SHBA-së ndërsa punonte në Departamentin e Drejtësisë.
Unë i thashë atij informacione private rreth negociatave (ai ka leje për informacione sekrete) dhe ai e përdori atë për ta paralajmëruar Jack Smith në Hagë – dhe Jack e paditi Thaçin për shkak të saj.
Ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht”– ka shkruar Grenell.