Policia ka dhënë detaje për rastin e dhunimit të një gruaje me aftësi të kufizuara në Skenderaj.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas ekzaminimeve mjekësore nga mjeku është konstatuar se viktima është shtatzënë.
I dyshuari ende nuk dihet, ndërsa rasti i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur para rreth 4 muajsh.
”Skenderaj / NN. Polica është njoftuar se viktima f/k që është me aftësi të kufizuara para rreth 4 muajsh është dhunuar. Pas ekzaminimeve mjeku ka konstatuar se viktima është shtatzëne. I dyshuari nuk dihet. Rasti në hetime.” thuhet në raport.