Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është parë i pranishëm në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.
Rama është parë në rreshtin e parë, derisa aty pranë ka pasur edhe figura të tjera publike, duke përfshirë këtu zyrtarë të PDK-së.
Theksojmë se babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka ndërruar jetë të dielen.
Thaçit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij gjatë së martës, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta.