Tuesday, April 1, 2025

Aksident në afërsi të Arllatit në Drenas, Policia në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të fshatit Arllat, në komunën e Drenasit.

Siç shihet në pamje, në aksident janë përfshirë dy automjete, transmeton drenicaonline.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Deri më tani, përveç dëmeve materiale që vërehen në automjete, nuk ka ende informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në këtë aksident.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer