Në linjën ajrore Prishtinë–Këln, një bashkëatdhetar tregoi një shembull jo edhe aq për t’u marrë shembull. Zotëria në fjalë, jo vetëm që ishte zbathur si në dhomën e ditës, por kishte vendosur edhe këpucët aq larg e me aq krenari, sa që ngjante me ndonjë kauboj nga filmat western – vetëm revolverët i mungonin!
Ky “stil” i tij krijoi pakënaqësi te udhëtarët e tjerë, që me gjasë prisnin një fluturim të qetë e pa aroma të çuditshme. Por ajo që i habiti të gjithë ishte reagimi (ose më mirë mungesa e reagimit) nga stjuardesat, të cilat e kaluan këtë skenë si të ishte pjesë e skenarit të zakonshëm të fluturimit.
Në fund të ditës, kujt i duhen filmat, kur ka udhëtime ajrore nga Prishtina?