Glauk Konjufca ka folur për letrën që Albin Kurti i ka dërguar Lumir Abdixhikut të LDK-së.
Ai tha se letra i është drejtuar vetëm LDK, dhe se gjuha që do ta përdorin është vetëm gjuhë e bashkëpunimit e partneritetit.
“Letra i është drejtu nga Kurti vetëm LDK, gjuha që do ta përdorim është vetëm gjuhë e bashkëpunimit, partneritetit sepse ju mund ta merrni me mend tensionet që ndodhin gjatë fushatës e të cilat i kemi pas edhe gjatë legjistlaturës së tetë. Por në fund të gjithë zgjohemi në mëngjes e shohim cili është rezultati i zgjedhjeve edhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë. Politika është me i kuptu interesat e Kosovës. Duke u bërë bashkë të lidhen forcat dhe të arrihet te një doktrrinë e përbashkët për me i përfaqësu interesat shtetërore. Shprehje kemi dëgjuar shumë të rënda edhe nga opozita. Por mua nuk më ka mbetur hatri, ja zgjati dorën e bashkëpunimit secilit që pajtohemi që mund të bëjmë diçka bashkë për Kosovën”, tha Konjufca.
Ai konsideron se LDK duhet të ndihet e priveligjuar, pasi iu janë drejtuar të parës.
“Kurti e ka zgjedh LDK që ti drejtohet të parës. Pak është privilegjuese, me tu drejtu i pari”.