Saturday, April 19, 2025

Halili: Qytetarët në Skenderaj po detyrohen të shesin dhe blejnë në kushte të tmerrshme higjienike

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Skënderajt, Floriana Halili, ka reaguar ndaj kushteve në të cilat qytetarët e Skenderajt po detyrohen të shesin mallrat e tyre në mungesë të një tregu funksional.

Ajo ka postuar disa imazhe të realizuara më 7 prill 2025, ku shihen shitës të vendosur në kushte jashtë çdo standardi higjienik.

“Këto foto nuk janë bërë afër ndonjë fronti të luftës, ku mbijetesa i detyron qytetarët të shesin e blejnë në kushte aspak higjienike, por, më saktë, në kushte të tmerrshme higjienike,” ka shkruar Halili.

Halili ka kritikuar Komunën për mungesën e një tregu me kushte të përshtatshme për tregti, duke theksuar se dhjetëra qytetarë po përballen me vështirësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Sipas saj, prona ku dikur funksiononte tregu është privatizuar, ndërsa “qindra të tjerë punojnë dhe e sigurojnë mbijetesën në kushte të tmerrshme”.

Postimi i plotë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer