Projekti i Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë ka fituar çmimin prestigjioz BIG SEE Architecture Award 2025 në kategorinë e ndërtesave edukative, duke sjellë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, shkruan rajoni.org.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili u shpreh se ky është një sukses i madh për qytetin dhe një dëshmi e përkushtimit ndaj artit dhe të rinjve.
“Projekti i Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë është shpërblyer me BIG SEE Architecture Award 2025 për ndërtesat edukative – një sukses i madh për qytetin tonë! Ky projekt, i bërë me dashni për artin dhe të rinjtë tanë, tani është edhe nominuar për Çmimin e Madh (Grand Prix) që ndahet më 23 maj në Portorož–Piran. Faleminderit të gjithë atyre që besuan dhe kontribuuan. Ky është suksesi i Pejës dhe qytetarëve të saj! https://bigsee.eu/halit-kasapolli-high-school-of-music-in-peja/“, ka shkruar Muhaxheri në facebook.