Saturday, April 19, 2025

“Me pare të shtetit tu ba qejf”: Menaxhmenti i Univeristetit të Mitrovicës në udhëtim luksoz ndërsa buxheti vazhdon të zbrazet

Një pjesë e menaxhmentit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ndodhet aktualisht në një udhëtim zyrtar jashtë vendit, në kuadër të një konference të rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Por prapa këtij udhëtimi zyrtar fshihet një tjetër realitet: shpenzime të mëdha, luksozë dhe të panevojshme, të cilat rëndojnë rëndë mbi buxhetin e universitetit.

Udhëtimi i menaxhmentit të plotë po financohet nga vetë universiteti, në një kohë kur nuk pritet asnjë rezultat konkret për të mirën e institucionit apo studentëve.

Kjo është veç një nga shumë rastet ku paraja publike po keqpërdoret për interesa personale, pa asnjë raport, pa transparencë dhe pa përfitim për UIBM-në.

Në qendër të kësaj skeme të dëmshme është rektorja që ushtron funksionin me vendim gjykate, e cila, në vend se të përqendrohet në shpëtimin e programeve akademike – siç është rasti i Fakultetit të Edukimit që rrezikon të mbyllet – vazhdon të harxhojë buxhetin e universitetit për udhëtime e shpenzime të kota.

Ndërsa një pjesë e rëndësishme e universitetit po rrënohet, drejtuesit janë në “udhëtime pune”, duke mos treguar asnjë interes për shpëtimin e programeve dhe cilësinë e arsimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer