Saturday, April 19, 2025

Mjeku nga Drenica hap ordinancën e parë shqiptare në fushën e psikiatrisë dhe psikoterapisë në Cyrih

Cyrih, Zvicër – Në zemër të një prej qyteteve më të zhvilluara të Evropës, është shënuar një arritje e madhe për komunitetin shqiptar. Mjeku me prejardhje nga Drenasi, dipl. Arzt Lutfi Tahiri, ka hapur ordinancën “Praxis Tahiri”, të parën të këtij lloji të themeluar nga një shqiptar në Cyrih, e specializuar në psikiatri dhe psikoterapi, shkruan rajoni.org.

Vizita në këtë ordinancë, që ndodhet në një nga zonat qendrore të qytetit, është një përjetim i veçantë dhe një burim krenarie jo vetëm për familjen e doktor Tahirit, por për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë.

Fryti i punës, përkushtimit dhe sakrificës shumëvjeçare e doktor Tahirit tani është një realitet i prekshëm, që dëshmon se ëndrrat e mëdha mund të realizohen kur nuk dorëzohesh.

Ordinanca “Praxis Tahiri” nuk është thjesht një vend pune. Është një hapësirë shërimi dhe një simbol i guximit dhe vizionit – një dëshmi se shqiptarët mund të japin kontribut të çmuar edhe në fushën delikate të shëndetit mendor. Në një kohë kur kjo temë po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në shoqërinë moderne, prania e një profesionisti shqiptar në këtë sektor është një shembull frymëzues për të gjithë.

Për më shumë: www.praxis-tahiri.ch

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer