Një person dje rreth orës 16:25 në Stanoc të Vushtrrisë ka informuar se një person me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të shtëpisë së tij, shkruan rajoni.org.
Policia njofton së pas raportimit, ekipet policorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja.
I dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.