Një 26 vjeçare, dyshohet së ka bërë vetëvrasje dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Në media po raportohet se i arrestuari ishte në lidhje me viktimën.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.
Sipas, Sinjalit i arrestuar në lidhje është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri.
Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në banesën ku jetonte në Lakrishtë të Prishtinës.
Viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i shtatë, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.