Wednesday, April 16, 2025

Zyrtari policor nga Skenderaj shpërblehet me medalje nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shpërblyer me medalje për lavdim zyrtarin policor Berat Bajraktari nga Stacioni Policor në Skenderaj, për ndërhyrjen e tij të guximshme jashtë orarit të punës.

Ngjarja që kishte ndodhur para disa ditësh në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku Bajraktari ka ndërhyrë gjatë një rrahjeje në progres, edhe pse nuk ishte në detyrë zyrtare. Falë reagimit të tij të menjëhershëm, ai ka arritur të neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin që kishte therur me thikë dy persona të mitur.

Ky veprim i shpejtë dhe profesional ka parandaluar përshkallëzimin e situatës, veprim i cili është vlerësuar lartë edhe nga drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Medalja ndaj Bajraktarit është një dëshmi e përkushtimit dhe përgjegjësisë së lartë që mbajnë zyrtarët policorë edhe jashtë detyrës zyrtare, duke vënë sigurinë publike mbi gjithçka tjetër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer