Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Haradini nga fshati Kline e Ulët i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët./Rajoni.org/