Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit, mes një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë, shkruan rajoni.org.
Rajoni mëson nga burimet e veta së sipasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Të njëjtat burime tregojnë së viktima është i moshës 24’vjeçarë dhe i njëjti kishte ardhur për pushime në Kosovë.
Për rastin në fjale, portali rajoni.org i ka shkruar policisë së Kosovës dhe është në pritje të përgjigjjes.