Monday, April 21, 2025

Aksidenti me fatalitet në Tërstenik të Drenasit, arrestohet ngasësi i automjetit

Rajoni raportoi pak me pare për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit, ku të përfshira ishin një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë, shkruan rajoni.org.

Rajoni mëson nga burimet e veta së sipasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të  cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Të njëjtat burime tregojnë së viktima është A. Mulaj i moshës 24’vjeçarë dhe i njëjti kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Bëhet e ditur së ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Rastin në fjale e kanë konfirmuar policia e Kosovës për rajonin.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të  cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer