Aldion Mulaj i moshës 24 vjeçar, ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit, ku të përfshira ishin një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë, shkruan rajoni.org.
Rajoni mëson së i ndjëri ishte në pushimë në Kosovë.
Po ashtu mësohet së ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.
Rastin në fjale e kanë konfirmuar policia e Kosovës për rajonin.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjjen e tyre.