Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani, ka pritur në vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, shkruan rajoni.org.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për projektet aktuale dhe përkushtimin e ndërmarrjes për ofrimin e një shërbimi të qëndrueshëm dhe cilësor për qytetarët e Prishtinës.
“Menaxhmenti i Termokos-it është i përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të lehtësimit të këtij tranzicioni”, ka shkruar Osmani në facebook.
Postimi i plotë:
🇹🇷 Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, na nderoi me vizitën e tij në Termokos!
☘️ Biseduam rreth projekteve aktuale dhe punën të cilën po e bëjmë në ndërmarrje, për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor për qytetarët e Prishtinës! Njoftuam Ambasadorin rreth projekteve kapitale të ngrohtores të cilat padyshim do të kenë rol kyç në tranzicionin e gjelbër energjetik të Kosovës.
🙏 Menaxhmenti i ndërmarrjes është i përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të kemi më të lehtë rrugën tonë drejt tranzicionit të gjelbër.
Termokos Kryeqyteti Prishtina Perparim Rama @highlight