Monday, April 21, 2025

Driton Ajazi përkujton betejën e lavdishme të Gurit të Gradinës: “Gjaku i dëshmorëve, vula e përjetshme e çlirimit tonë”

Kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ka përkujtuar sot njërën nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë të 18 prillit 1999, të njohur si Beteja e Gurit të Gradinës.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Ajazi ka nderuar dëshmorët që ranë heroikisht në mbrojtje të mbi 100 mijë civilëve të strehuar në bjeshkët e Berishës, duke theksuar se jeta dhe vdekja atë ditë ndaheshin vetëm nga një fije fati.

“Në atë betejë heroike u përjetësuan në altarin e lirisë dëshmorët: Halim Bajraktari, Mentor Morina, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Muhamet Gashi dhe Mentor Gashi,” theksoi Ajazi në mesazhin e tij përkujtimor.

Ai përmendi gjithashtu edhe dëshmorët Azem Hajdari dhe Mehdi Fazliu, të cilët u flijuan po në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme.

Në mënyrë të veçantë, Ajazi përkujtoi edhe dajën e tij, dëshmorin Mentor Gashi, i cili ishte vetëm 16 vjeç kur dha jetën për lirinë e Kosovës. “Ai e mposhti frikën, sepse besimi në liri ishte më i madh se çdo ndjenjë tjetër. Ai nuk jetoi për të parë lirinë, por falë tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, ne sot e shijojmë atë,” tha Ajazi.

Postimi i plotë:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer