Monday, April 21, 2025

LDK Vushtrri reagon për projektin e rrugës për në fshatin Begaj: “Asfalt para kanalizimit – absurditet i menaxhimit nga Ferit Idrizi”

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të projekteve infrastrukturore nga ana e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi.

Në një postim publik, dega e kësaj partie në Vushtrri ka kritikuar vendimin për të asfaltuar në rrugën për në fshatin Begaj pa përfunduar më parë punimet në kanalizim.

“Rruga për në fshatin Begaj: Fillimisht asfalt, më pas kanalizim! Ky është realiteti absurd i menaxhimit pa vizion nga kryetari Idrizi,” thuhet në reagim.

Sipas tyre, punimet që ishin paraparë të përfundonin brenda disa muajve janë zvarritur tashmë për më shumë se tre vjet, çka tregon për “paaftësi totale për të menaxhuar projektet e infrastrukturës bazike.”

Postimi i plotë:

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer