Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Haradin Jusufi nga Plluzhina e Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Haradin Jusufi ka kushtuar një jetë të tërë edukimit të brezave të rinjë. Ai ishte edhe bartës i proceseseve më të rëndësishme të vendit tonë, që nga lufta për liri, çlirimi e deri te pavarësia e Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja përmes rrjetit social “facebook”.
“Të dashur familjarë, miq e shokë.
Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se sot ndrroi jetë babai ynë Haradin Jusufi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14, te xhamia e fshatit Plluzhinë.
Të pikëlluarit familja Jusufi!”, thuhet në njoftimin e familjes./Rajoni.org/