Një grua në Skenderaj ka lindur fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit në spitalin rajonal të Mitrovicës, shkruan rajoni.org.
Rajoni mëson së gjithë ngjarja ka filluar të ndodh sot në mesnatë rreth orës 01:20, ku në repartin e emergjencës në QKMF të Skenderajt është paraqitur një paciente rreth moshës 27-vjeçare me dhimbje të forta të lindjes.
Ku pas vlerësimit të gjendjes së saj, e njëjta është vendosur që të dërgohet urgjentisht drejt Spitalit rajonal në Mitrovicë.
Gjatë rrugës, pacientja ka hyrë në fazën aktive të lindjes dhe falë profesionalizmit dhe përkushtimit të infermierëve të emergjencës Arxhend Ahmeti dhe Qendrim Selimi, lindja është kryer me sukses në autoambulancë.
Foshnja, i gjinisë mashkullore, ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë, ndërsa gjithçka është menaxhuar në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.
Një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe shoferi i autoambulancës, Xhevdet Voca, i cili me qetësi dhe profesionalizëm ka ndihmuar në sigurimin e kushteve optimale gjatë transportit./Rajoni.org/