Monday, April 21, 2025

VV nuk i ka numrat, Avni Dehari ndërpret seancën e Kuvendit

Vetëvendosje edhe zyrtarisht e pranoi se nuk i ka votat për ta votuar kryetarin e Kuvendit.

Glauk Konjufca kërkoi marrëveshje politike.

Ai edhe pse e kanë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare, kërkoi marrëveshje.

“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike. Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët. Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne z.kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, tha ai.

Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën, dhe e caktoi seancën e radhës për të mërkurën në orën 10:00.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer