Gjatës mbrëmjës së 21 prillit, Policia në Drenas, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, shkruan rajoni.org
Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 20:00, në Poklek të ri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë
Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Rajoni.org/