Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se Onart Gjoshi ka shkëlqyer në olimpiadën ndërkombëtare të matematikës TIMO në Turqi.
Në një njoftim në Facebook, ai ka thënë se Kosova u prezantua në mesin e 35 shteteve nga e gjithë bota, ku Gjoshi u rendit i treti në botë.
“Në mesin e 35 shteteve nga mbarë bota, nxënësi i talentuar nga Drenasi, Onart Gjoshi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën prestigjioze të matematikës – TIMO 2025 – Grand Final, duke u renditur, vendi i tretë në botë”
“Ky është një moment krenarie për komunën tonë dhe një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Komuna e Drenasit e përgëzon Onartin për këtë arritje madhështore dhe do të vazhdojë të mbështesë nxënësit e suksesshëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe ekselencës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas Komunës së Drenasti, Onarti është nxënës i klasës së katërt në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, ku vazhdon mësimin me përkushtim dhe rezultate të mira.