Redaksisë së portalit Rajoni.org i janë dërguar dy fatura nga një qytetar për të njëjtin ilaç – Amp Lemod Solu – por me dy çmime drastikisht të ndryshme në barnatore të ndryshme në Skenderaj!
Sipas qytetarëve të Skenderajt, ky rast nuk është një rast i vetëm, por një realitet i hidhur që po përsëritet vazhdimisht: ku çmimet e barnave në këtë qytet janë krejtësisht jashtë kontrollit.
Në një komunë si Skenderaj ku qytetari paguan vetë për çdo shërbim, kjo praktikë është shumë e shpeshtë e cila nga vetë denoncuesit është një formë moderne e plaçkitjes.
Dhjetëra ankesa kanë ardhur në redaksi të portalit rajoni.org për çmime të ndryshme nga barnatorja në barnatore, për të njëjtët produkte, me dallime që shkojnë deri në 60% më shtrenjtë.
Në javët në vazhdim, Rajoni.org do të publikojë një artikull ku vetë punonjës të barnatoreve tregojnë për shitjen e barnave në të zezë nëpër disa farmaci të qytetit – për evazion fiskal dhe për barna që rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e banorëve të Skenderajt./Rajoni.org/