Friday, April 25, 2025

Dihet identiteti i katër të arrestuarve në operacionin e anti-terrorizimit në Kaçanik

Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati janë katër të arrestuarit në operacionin e Njësisë Kundër Terrorizmit në Kaçanik mëngjesin e të premtes.

Siç raporton portali Sinjali, të arrestuarit dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për qëllime terroriste.

Aksioni është urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra të martën e 1 prillit në Kaçanik.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer