Një vajzë e moshës 15-vjeçare nga fshati Llaushë dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht në Skenderaj.
Rajoni mëson së e njëjta dyshohet së ka rënë nga ballkoni i një ndërtesë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes komunikatës 24’orësh.
“Skenderaj 27.04.2025, 17:30. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thujet në raportin e policisë.