Tuesday, April 29, 2025

Abdixhiku i reagon VV-së për bllokimin e punimeve në Prishtinë: Puna do të vazhdojë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj asaj që e quan bllokadë institucionale ndaj projekteve zhvillimore në Prishtinë.

Ai ka akuzuar një komision në një ministri, të përbërë sipas tij nga inspektorë partiakë dhe të motivuar politikisht, për tentim të ndaljes së punimeve në sheshe dhe rrugë kyçe të kryeqytetit, nën arsyetimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Trashëgimi ky asfallt gërmadhë?!” pyet Abdixhiku me ironi, duke theksuar se puna nuk do të ndalet dhe se Prishtina do të vazhdojë drejt transformimit të saj.

Ai përmendi një sërë projektesh të bllokuara më herët, përfshirë Sheshin George Bush, mbikalimin në Dragodan, nënkalimin te Kuvendi dhe Unazën e Jashtme, duke i cilësuar këto si dëshmi të një qasjeje bllokuese e të dëmshme ndaj qytetit.

“Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë,” shkroi Abdixhiku, duke shtuar se përkundër pengesave, qyteti do të ecë përpara.

“Prishtina do të fitojë – edhe tash, edhe në vjeshtë. Puna do të vazhdojë!”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer