Friday, May 9, 2025

IDEALI kundërshton rritjen e tarifave për mbeturina në Skenderaj: Një barrë shtesë për qytetarët

Anëtari i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Abdulla Gashi, ka reaguar pas seancës së mbajtur më 29 prill 2025, ku u miratua propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave për qytetarët, shkruan rajoni.org.

Ai bëri të ditur se lista “IDEAL” e ka kundërshtuar këtë vendim me të gjitha mjetet në dispozicion dhe ka votuar kundër, duke theksuar se kjo është në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Skenderajt.

“ Në seancën e mbajtur më datë 29.04.2025, u zhvilluan shumë diskutime rreth propozimit për rritjen e tarifave për mbeturinat për qytetarët. Ne, si grup i Idealit, kemi kundërshtuar këtë vendim me të gjitha mjetet tona dhe kemi votuar kundër, duke mbrojtur interesin e qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë:

Në seancën e mbajtur më datë 29.04.2025, u zhvilluan shumë diskutime rreth propozimit për rritjen e tarifave për mbeturinat për qytetarët. Ne, si grup i Idealit, kemi kundërshtuar këtë vendim me të gjitha mjetet tona dhe kemi votuar kundër, duke mbrojtur interesin e qytetarëve të Skenderajt.

Fatkeqësisht, qeverisja e PDK-së, ndonëse pa shumicën e nevojshme, arriti ta miratojë këtë vendim falë votës vendimtare të asamblistit të Nismës, duke e kaluar vendimin me formulën 15+1. Ky veprim është i papranueshëm dhe për ne përfaqëson një deme ndaj interesave të qytetarëve, të cilët tashmë përballen me vështirësi të shumta ekonomike.

Është e turpshme që një vendim i tillë të miratohet në dëm të qytetarëve të Skenderajt, duke rritur barrën financiare mbi ta në vend që të kërkohen zgjidhje më të drejta dhe të qëndrueshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer