Friday, May 9, 2025

E dhimbshme: Kjo është gruaja gruaja që humbi jetën në aksidentin në Skenderaj

Një grua e moshës 65’vjeçarë ka humbur jetën nga aksidenti mes dy veturave që ndodhi sot rreth orës 12:54 në hyrje të Skenderajt, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët, shkruan portali rajoni.org.

Gazeta Sinjali raporton se viktimë e aksidentit ishte: Xhevrije Deliu.

Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime kanë  pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për rajonin edhe policia e Kosovës.

”Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën rajonale  Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët.Në  aksident janë  përfshirë   dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer